Pulë e zier me salcë veze dhe limon



Përbërësit
  • 1 pulë e madhe 1 1/2 kg
  • 2-3 qepë të thata
  • 2 karota
  • 2 limon
  • 1 tufë selino
  • 3-4 vezë
  • Pak oriz
  • Pak vajë
  • Kripë, piper
Përgatitja
  • Pastrojmë dhe lajmë mirë pulën jashtë dhe brenda, fërkojmë mirë brenda dhe jashtë me limon.
  • Në një tenxhere hedhim ujë me pak kripë dhe vëmë pulën brenda.
  • Kur të filloj të ziejë me një lugë heqim shkumën që ka përsipër.
  • Pastrojmë karotat, qepën dhe selinon i shtojmë në tenxhere të pa prera, hedhim kripë, piper dhe pak vajë.
  • Lemë të ziejnë mirë në temperaturë të ulët. Kur të jenë zier përbërësit heqim me një lugë perimet dhe i hedhim.
  • Nxjerrim pulën e vendosim në një pjatë të madhe dhe e mbulojmë që ta mbajmë të ngrohtë.
  • Shtojmë në lëngun e pulës pak ujë të ngrohtë nëse është e nevojshme, kur të filloj të ziejë hedhim brenda orizin, lemë supën të ziej në temperaturë të ulët.
  • Godasim vezët, shtojmë lëngun e limonit sa të dëshirojmë dhe pak lëng nga supa.
  • Hedhim salcën e përgatitur në supë dhe trazojmë vazhdimisht mbi zjarr deri sa të pikset.
  • Shërbejmë supën të nxehtë.

Δημοσίευση σχολίου