Ullinj kalamon


Përbërësit
  • Ullinj
  • Kripë e trash
  • Uthull

Për shëllirën
  • 5 kg ujë
  • 250 gr kripë
  • 4-5 fletë dafine
  • 1 degë rigon ose rozmarinë
  • Zhapa e një portokall
  • 500 gr vajë ulliri
  • 500 gr uthull

Përgatitja

Mënyrë e parë

  • Zgjedhim ullinjtë e fortë mos të kenë plagë.
  • Presim ullinjtë 2- 3 herë me thikë thika mos të shkoj deri në bërthamë, dhe të jetë e mprehtë.
  • Vendosim ullinjtë në një enë me ujë për 15 ditë duke ndërruar ujin 2 herë në ditë.
  • Kujdes sepse po nuk ndërruam ujin vazhdimisht ullinjtë qullosen.
  • Për 15 ditë ullinjve ju ka dalë helmi i kullojmë dhe i vendosim në kripë të trashë për 2 ditë.
  • Shpëlajmë mirë ullinjtë ndërrojmë ujin 2-3 herë në shpëlarje.
  • I hedhim 2 ditë në uthull varet sa me uthull i duam (nëse uthulla nuk na pëlqen nuk i hedhim në uthull).
Bëjmë ujin e kripur shëllirën
  • Vendosim në tenxhere ujin me kripën, dafinën, degën e rigonit ose rozmarinës, zhapat portokall dhe lemë të ziej për 5-10 minuta.
  • Fikim zjarrin shtojmë vajin dhe uthullën dhe e lemë të ftohet mirë shëllira.
  • Kur të jetë ftuar shëllira kullojmë ullinjtë mirë dhe i vendosim në vazo dhe mbushim vazot me shëllirë deri lartë shtojmë dhe erëzat brenda.
Mënyrë e dytë
  • Nëse duam ti bëjmë ullinjtë të pa çarë nëse kemi shumë ullinj dhe duam ti ruajmë për një kohë të gjatë.
  • Duan më shumë kohë.
  • I hedhim në bidon kauçuk 5-10 kile dhe mbushim bidonin me ujë që lartë.
  • Hedhim kripë 1 kg kripë për 5 kg ullinj.
  • Nuk ndërrojmë ujin fare dhe i lemë atje për 6 muaj.
  • Nëse na duhen ullinj marrim nga bidoni i presim dhe i bëjmë si më lartë por duhen më pak ditë për të ju ikur helmi.

Δημοσίευση σχολίου