Supë peshku






Përbërësit për 4-6 persona
  • 700 gr /2 peshk i kuq apo lloj tjetër peshku për supë 
  • 1 qepë e prerë më 4
  • 2  karota
  • 2 kunguj të vegjël
  • 1 qepë e grirë hollë
  • 2-3 patate
  • 100 gr selino
  • 150 gr vaj ulliri
  • 1 filxhan të vogël oriz karolina
  •  1 gotë vere lëng limoni
  • Kripë, piper
Përgatitja
  • Pastrojmë peshkun dhe e vendosim në tenxhere të ziejë bashkë me qepën e prerë më katërsh dhe kripën për 15 minuta.
  • Kullojmë lëngun e peshkut dhe e mbajmë.
  • Nxjerrim peshkun e pastrojmë nga halat dhe e copëtojmë në copa.
  • Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit kaurdisim qepën bashkë me karotat, selinon, kungullin dhe patatet të prera në kubik për 3 minuta.
  • Shtojmë lëngun e peshkut kripë, piper, sa të marri valë hedhim dhe orizin.
  • Ziejmë sa të zbuten perimet rreth 20 minuta dhe 5 minuta më përpara se ta heqim nga zjarri hedhim peshkun e copëtuar.
  • Në fund hedhim lëngun e limonit.

Δημοσίευση σχολίου