Tortë limoni e bardhë



Përbërësit
Për pandispanjën

    • 1 filxhan miell i zakonshëm
    • 3/4 filxhan sheqer
    • 4 vezë
    • Lëkura e 1 limoni e grirë në rende
    • 1 l,k e plotë pluhur pjekës (baking powder)
      Për kremin

      • 1 kuti qumësht i kondesuar
      • 1 kuti nga i qumshtit ujë
      • 4 të verdha veze
      • 1 l,k extraxt vanilje (ose vanilje pluhur)
      • Lëkura e një limoni e grirë në rende(nga sipërfaqa e limonit)
      • 1 l,k gjalpë
      • 3 l,s miell
      • 4 l, s niseshte
      • 1 filxhan sheqer
      Për sherbetin
      • 1/2 filxhan sheqer 
      • 1/2 filxhan ujë
      • 1 l,s rum (ose pije tjetër e preferuar)
      Për zbukurimin
      • 400 gr krem qumështi
      • 4 l,s sheqer
      Përgatitja

      Për pandispanjën
      • Godasim të bardhat e vezëve sa të bëhen marengë.
      • Shtojmë sheqerin, të verdhat e vezëve, miellin me pluhurin pjekës dhe lëkurën e limonit.
      • Hedhim masën në një tepsi 29 cm dhe pjekim në furrë të para ngrohur në 175°C për 30 minuta pothuajse në shkallën e fundit të furrës.
      • E nxjerrim dhe e lemë të ftohet panaspanjën.
      • Kur të jetë ftohur me një fill peri presim në mes pandispanjën, lidhim fillin rreth sajë dhe tërheqim fillin nga të dyja anët.
      • Për kremin
      • Godasim të verdhat e vezëve me sheqerin deri sa të shkumëzohen.
      • Hedhim miellin dhe niseshtenë të shkrijë në një gotë me 3 lugë qumësht të ftohtë.
      • Në një tenxhere hedhim qumështin dhe ujin, kur të nxehet (jo të valoj) hedhim masën e vezëve dhe trazojmë shpejtë deri sa të pikset.
      • Heqim nga zjarri kremin dhe shtojmë lëkurën e limonit, extract vanilje dhe gjalpin.
      • Për sherbetin
      • Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin.
      • Ziejmë 5 minuta dhe e heqim nga zjarri dhe hedhim rumin.
      • Montimi i tortës
      • Marrim një pjatë të madhe sa torta, marrim një pjesë nga pandispanja e vendosim në pjatë (pjesa e prerë nga lartë) me një furçë lyejmë me gjysmën e sherbetit pandispanjën.
      • Hedhim gjysmën e kremit e shtrojmë mirë, vendosim pjesën tjetër të pandispanjës (pjesa e prerë nga poshtë), me furçë lyejmë me gjysmën tjetër të sherbetit, shtrojmë gjysmën tjetër të kremit mirë përsipër.
      • Vendosim tortën në frigorifer deri sa të pikset.
      • Zbukurojmë me kremin e qumështit të goditur në mikser me 4 lugë sheqer.

      Δημοσίευση σχολίου