Sufle çokollate e shpejtë





Më e shpejta dhe dhe më e lehta sufle çokollate!
  
Përbërësit
  • 250 gr çokollatë kuverturë
  • 60 gr miell
  • 4 vezë
  • 200 gr gjalpë
  • 60 gr sheqer
  • 1 vanilje
    Përgatitja

    Me një mixer godasim vezët me sheqerin.

    Shkrijmë çokollatën me gjalpin në bain marie ose në furrë me mikrovalë të mbuluar për sipër me transparent.

    Ndërkohë përziejmë miellin me vaniljen.

    Më pas bashkojmë të gjithë përbërësit duke i trazuar mirë.

    Hedhim masën në forma balte  që i kemi lyer më parë me gjalpë.

    Pjekim sufletë në furrë të para ngrohur 180°C për 8 minuta.

    Heqim nga format sufletë dhe i shërbejmë shoqëruar me akullore nëse dëshirojmë.

    Δημοσίευση σχολίου