Akullore me luleshtrydh





Përbërësit

  • 600 gr luleshtrydhe
  • 300 gr sheqer
  • 360 ml ujë
  • 120 gr krem qumështi i goditur ne blender (santigi)
  • Lëng nga një limon
Përgatitja
  • Lajme dhe kullojmë luleshtrydhet.
  • I hedhim ne blender dhe i godasim të bëhen pelte. 
  • Hedhim pelten ne një tas.
  • Hedhim sheqerin dhe ujin ne një tenxhere te marri dy-tre valë dhe më pas e hedhim mbi luleshtrydhet sherbetin e përgatitur. 
  • Lëmë te ftohet dhe ndërkohë godasim kremin e qumështit ne blender të bëhet një masë kremoze (santigji).
  • I bashkojmë të dyja masat duke i trazuar te bëhen një masë homogjene. 
  • Nëse kemi makinë akullore e përpunojmë akulloren atje. 
  • Nëse nuk kemi e vendosim ne një tas çeliku ose xhami në frigorifer dhe e trazojmë çdo 20 minuta 2-3 herë.
  • Është një akullore që pëlqehet shumë nga fëmijët!


Δημοσίευση σχολίου