Pica special


Përbërësit
Për brumin
  • 2 1/2 e gotës miell
  • 1 lugë supe vaj
  • 1/2 lugë kafeje krip
  • 1/2 lugë kafeje sheqer
  • 2 lugë supe krem qumështi
  • 2 lugë kafeje maja buke
Për salcën
  • 1/2 e kutisë salcë domate pumaro
  • 1 lugë kafeje e prerë borzilok
  • 1/2 lugë kafeje kripë
  • 1/2 e lugës kafes sheqer
Për picën
  • 12 flete sallam pule deti ose zambon për tostë
  • 400 gr djathë kaçkavall (guda)
  • 1 spec e prerë në rrath
  • 7 fletë proshutë (bejkon) i prerë ne fije të gjata
  • 1 filxhan kërpudha të lara dhe të thara mirë.
Brumi
  • Në një tas vendosim miellin, shtojmë vajin, sheqerin, kripën, në një gotë me ujë të vakt hedhim majanë të shkrij duke e trazuar me lugë, shtojmë dhe kremin e qumështit dhe e trazojmë. 
  • Fillojmë dhe zëmë brumin duke shtuar ujin me majanë, kujdesemi që të bëhet një brumë elastik, nëse nevojitet shtojmë dhe pak miell tjetër, e mbulojmë brumin me një pecetë ndërkohë që  përgatisim salcën.
Salca
  • Në një tenxhere vendosim të gjithë përbërësit dhe ziejmë për 5-10 minuta.
Përgatitja
  • Marrim një tepsi të madhe i hedhim pak miell të mos ngjit brumi vendosim brumin në mes dhe e hapim me dorë ose me rrulin e vogël, e hapim brumin në të gjithë tepsinë mirë me gishtat, bëjmë gropa te vogla dhe me një lugë hedhim salcën e përgatitur përsipër. 
  • Hedhim përsipër 3/4 e djathit, zambonin, proshutën kërpudhat dhe djathin e mbetur. 
  • Fusim tavën në furrën e nxehur paraprakisht në 180° dhe pjekim picën 20-30 minuta  kjo varet nga furra që kemi.

Δημοσίευση σχολίου