Vegan ëmbëlsirë me çokollatë

Përbërësit 
  • 1 filxhan vajë lule dielli
  • 2 filxhan lëng portokalli
  • 2 l,s uthull
  • 2 filxhan sheqer
  • Zhapa e 1 limoni dhe 1 portokalli e grirë
  • 6 l,s kakao
  • 1/2 l,k kripë
  • 3 filxhan miell
  • 1 qese baking powder
  • 1/2 l,k sodë buke
  • 2 vanilje
  • 1 brez pluhur xhenxhefil
  • Përbërësit  për glason
  • 100 gr çokollatë kuvertura
  • 3 l,s kakao
  • 2 l,s vaj lule dielli 
  • 2 l,s sheqer pluhur
  • 5-6 lugë supe ujë
Përgatitja
  • Përziejmë sheqerin me vajin, ujin, vanilje, xhenxhefil, zhapat e limonit dhe portokallit, uthullën, shtojmë dhe lëngun e portokallit ku më parë hedhim sodën të shkumëzojë. Godasim pak me rrahësen e vezëve ose në mikser.
  • Në një tas tjetër sitim miellin shtojmë kakaon pak kripë dhe bashkojmë përbërësit me masën e përgatitur më parë.
  • Vendosim masën në një pyrex apo tavë të lyer me vaj dhe pjekim në furrë të ngrohur më parë në 160°C për 40-45 minuta.
  • Provojmë me thikë nëse është pjekur të dalë e pastër thika.
  • Vendosi në bain-marie përbërësit e glasos çokollatë, trazojmë deri sa të bëhet një salcë e trashë, dhe e hedhim përsipër ëmbëlsirës menjëherë sa ta heqim nga furra.

Δημοσίευση σχολίου