Përbërësit
- 1 pako brumi sfoliat 500 gr
- 480 gr djathë i bardhë ose parmexan
- 3-4 vezë
- 2 l,s qepë e grirë hollë
- Presim sfoliatën në copa të rrumbullakëta me ndihmën e një gote uji.
- Godasim vezët dhe i përziejmë me djathin dhe qepën e grirë.
- Vendosim në qendër të çdo pete një lugë nga masa që përgatitëm, mbyllim anët e brumit duke i shtypur me një pirun.
- Vendosim byreqet në një tepsi të lyer me gjalpë i lyejmë me pak vezë përsipër dhe pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 20 minuta deri sa të marrin ngjyrë të artë përsipër.
- I shërbejmë të ngrohtë.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου