Përbërësit
- 130 gr gjalpë
- 100 gr sheqer
- 1 l.s ekstrakt vanilje ose 2 vanilje kapsule
- 2 vezë
- 210 gr miell
- 70 gr semolina
- 2 l.k pluhur pjekës (baking powder)
- 1/2 l.k kripë
- 500 gr marmelatë luleshtrydhe
Përgatitja
- Vendosim në tasin e mikserit gjalpin, sheqerin, ekstrakt vaniljen dhe godasim me rrahësen në shkallën e lartë të mikserit të shkumëzohet mirë masa.
- Sa të shkumëzohen shtojmë një vezë. Vezën e dytë e ndajmë të bardhën nga të verdhën. Të verdhën e shtojmë në mikser të bardhën do e përdorim më vonë për lyerjen nga lartë të pasta florës. Shtojmë shkallën e mikserit dhe godasim sa të bashkohen mirë përbërësit.
- Nxjerrim tasin e mikserit dhe shtojmë miellin, semolinën, pluhurin pjekës, kripën pasi i kemi trazuar me një lugë.
- Trazojmë masën me një shpatull të bëhet një brumë i mirë. Mbështjellim brumin me transparent duke mbajtur 100 gr brumë. Me 100 gr të brumit bëjmë një shkop të gjatë 1-1,5 cm dhe e mbështjellim dhe këtë me transparent. Vendosim në frigorifer brumin për 30 minuta me 1 orë të ngurtësohet.
- Ngrohim furrën paraprakisht në 190° me ajër.Kur të jetë forcuar brumi e nxjerrim nga frigoriferi dhe heqim transparentin.
- Hedhim miell në vendin ku do përpunojmë brumin dhe vendosim brumin duke i hedhur miell dhe përsipër. Hapim brumin me pecin (okllai).
- Me ndihmën e pecit vendosim brumin në një çerk 25 cm. Brumin që mbeti e shtrojmë anësh çerkut me gishta formojmë një mur brumi 2 cm.
- Hedhim marmelatën e luleshtrydhes dhe kujdesemi të shkoj në çdo vend. Marrim brumin që bëmë shkop dhe e presim në 12 copa dhe i vendosim mbi marmelatën duke lënë vend në mes tyre sepse do hapen në pjekje.
- Marrim të bardhën e vezës që na mbeti dhe me një furçë lyejmë mbi shkopinjtë e brumit me kujdes dhe spërkatim me pak sheqer përsipër.
- Pjekim në furrë të ngrohur për 30-40 minuta, të marri ngjyrë nga lartë. Vendosim çerkun në shkallë të lartë të sobës të piqet mirë nga poshtë pasta flora.
- Kur të jetë pjekur e lemë të ftohet sepse marmelata është akoma e ujshme.
- Shoqërojmë pasta florën me akullore kajmak sipas dëshirës sonë.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου