Pastiço


Për mishin e grirë
  • 600 gr mish i grirë viçi
  • 1/3 e filxhanit vaj ulliri
  • 1 qepë e thatë e madhe e grirë hollë
  • 3 domate të pjekura mirë të prera hollë ose 400 gr domate konkase
  • 1/2 l,s domate pelte
  • 1 l,k sheqer 
  • 2 thelb hudhër
  • 1/2 l,k baxari (bachar)
  • 1/2 l,k arrë myshku
  • 1/2 l,k kanellë pluhur
  • 1 dru kanelle

Për beshamelin
  • 100 gr gjalpë ose margarinë
  • 100 gr miell i zakonshëm
  • 1 kg qumësht i freskët i vakët
  • 2 vezë të rrahura me pirun
  • Piper dhe arrë myshku e bluar
  • 1 filxhan djathë i grirë kaçkavall (graviera) dhe 2 filxhan të tjerë për përsipër.
Për makaronat
  • Një pako makarona nr:2
  • 1 vezë dhe një e bardhë veze të rrahura lehtë me pirun
  • 2-3 l,s vaj ulliri

Përgatitja 
Mishi i grirë
  • Në një tenxhere nxehim vajin e ullirit, kaurdisim qepën deri sa të zbutet dhe shtojmë mishin e grirë, duke e trazuar me një lugë druri. Kur mishi të ndërrojë  ngjyrë  shtojmë domatet, pelten, sheqerin, thelbit e hudhrës dhe erëzat. Mbulojmë tenxheren dhe ziejmë në temperaturë të ulët rreth 40 minuta. Nëse nevojitet  shtojmë pak ujë, në përfundim salca me mishin e grirë nuk duhet të ketë shumë lëngje.
  • Heqim salcën na zjarri  heqim kanellën dhe thelbit e hudhrës dhe e lëmë  mënjanë.
  • Salca beshamel
  • Vendosim  në zharrë një tenxhere në temperaturë  të mesme drejt të lartës hedhim gjalpin të shkrijë.
  • Shtojmë miellin dhe trazojmë me rrahësen e vezëve shpejtë mos të ngjitet, hedhim ngadalë qumështin duke trazuar vazhdimisht.
  • Heqim tenxheren na zjarri dhe hedhim vezët e goditura më parë me një pirun, vazhdojmë trazimin hedhim dhe djathin dhe trazojmë prapë salcën, shtojmë kripën, (pak se kemi djathin) piperin, arrë myshkun mbajmë beshamelin të ngrohtë deri sa ta përdorim.
  • Mbulojmë tenxheren me një pecet të lagur mos të çoj cipë salca beshamel.
  • Makaronat 
  • Përgatisim makaronat sipas udhëzimeve që shkruhen në pako. I kullojmë dhe i hedhim prapë në tenxhere. Hedhim vezët dhe vajin dhe trazojmë makaronat.
  • Bashkimi i përbërësve 
  • Ngrohim furrën në 180° C. Shtrojmë gjysmat e makaronave në tepsi dhe hedhim përsipër 1/3 e djathit, shtrojmë mirë mishin e grirë, spërkatim me 1/2 e djathit të mbetur dhe shtrojmë makaronat e mbetura. Shtrojmë mirë salcën beshamel dhe spërkatim me djathin e mbetur.
  • Pjekim për 55-60 minuta të marri ngjyrë të artë beshameli përsipër.
  • Nxjerrim tepsinë nga furra e lemë të ftohet pakë dhe shërbejmë.
Tip
  • Për të bërë mishin e grirë të butë, mundemi ta punojmë me pakë ujë të nxehtë dhe 1 l,k uthull më parë se ta kaurdisim.
  • Më parë se të hedhim domatet në mishin e grirë, mundemi ta shuajmë me 1/2 filxhan verë më parë.

Δημοσίευση σχολίου