Tirokafteri



Recetë tradicionale greke
Përbërësit
  • 1/4 kg krem djathi (Anthotiro)
  • 1/2 kg djathë feta
  • 1-4 speca ndjekëse (varet sa djegëse duam)
  • 100 gr vaj ulliri i cilësisë së mirë
  • Pakë piper i kuq i ëmbël (paprika glika)
  • Pak kos
Përgatitja
  • Pastrojmë bishtat dhe farat nga specat dhe i presim në fleta të vogla. 
  • Nxehim vajin e ullirit në temperaturë të mesme dhe i kaurdisim deri sa të zbuten. 
  • Hedhim në një tas kremin e djathit dhe fetën dhe i shtypim me pirun. 
  • Hedhim në blender djathin pak nga pakë duke shtuar dhe specat e kaurdisura bashkë me vajin e tiganit dhe specin e kuqë. 
  • Godasim në mikser të gjithë përbërësit bashkë deri sa të marrim një masë kremoze. 
  • Shtojmë sa kosë të na duhet për të marrë masën kremoze që duam. Ruajmë tirokafterin në frigorifer në vazo qelqi për shumë kohë duke i hedhur pak vaj ulliri përsipër.

Δημοσίευση σχολίου