Përbërësit
- 500 gr qumësht
- 6 vezë vetëm të verdhat
- 220 gr sheqer
- 2 vanilje
- 250 gr krem qumështi
- Godasim të verdhat e vezëve me sheqerin dhe vaniljet.
- Në një tenxhere hedhim qumështin dhe e vendosim të nxehet, jo të vloj.
- Tërheqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë vezët duke trazuar vazhdimisht.
- Vendosim masën në temperaturë të ulët të pikset duke trazuar me kujdes (nuk e lemë të ziejë sepse pritet kremi).
- Nëse temperatura është e lartë piksim kremin në ben marie.
- Heqim kremin nga zjarri kur të jetë piksur dhe e lemë të ftohet.
- Godasim kremin e qumështit në santigji dhe e bashkojmë me kremin që është ftohur me kujdes.
- Hedhim kremin në një tas të posaçëm për akullore (xham ose porcelan) dhe vendosim në ngrirje për 1 orë.
- Nxjerrim tasin dhe godasim prapë kremin të thyhen akujt që formon përsipër.
- Vdendosim tasin prapë në ngrirje.
Δημοσίευση σχολίου
Δημοσίευση σχολίου